×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani kritikon Albin Kurtin pasi u takua me mikun e Putinit: Gabim je

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 13:56

    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka kritikuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit u takua në Tiranë me aktorin francez, Gerard Depardieu.


    Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Depardieu është një mikë i Putinit dhe se Kurti nuk do të duhej të takohej me të.

    “Me Gerard Depardieu? Seriozisht?
    Gabim Albin, gabim!
    Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai?
    Sikurse ke thënë para 4 ditësh për nobelistin Handke, “shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet”.
    Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”, ka shkruar Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!