×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramë Buja: Organizimi i një konference tjetër të Rambujes nuk do të sillte asnjë favor për Kosovën

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:59

    Ramë Buja, ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në Rambuje, ka thënë se do të ishte e rrezikshme për Kosovën nëse do të organizohej një konferencë për Kosovën siç ka qenë ajo e Rambujesë.


    Buja ka theksuar se organizimi i një konference të tillë nuk do të sillte asnjë favor për Kosovën.

    “Asnjë favor nuk mund të sjellë për Kosovën një konferencë si ajo e Rambujesë. Do të ishte rrezik i madh për Kosovën. Nuk jemi më në istikame për të mos qenë të menaxhueshëm, tashmë jemi të menaxhueshëm. Dialogu duhet të vazhdojë si dy shtete për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë ai.

    “Politika e Kosovës duhet të jetë bashkë në dialog me Serbinë”.

    Fati i shqiptarëve të Kosovës ishte që marrëveshja nuk u nënshkrua nga Serbia, është shprehuar ai në “Studio e hapur” të RTK 3.

    Ai ka thënë se diplomati rus Boris Majorski gati sa nuk e theu derën kur doli nga salla ku ishte delegacioni serb.

    Buja ka kujtuar se gjenerali i NATO-s Wesley Clark i tha delegacionit të Kosovës: “Djemë, nuk e urreni më shumë se sa unë Millosheviqin, sepse e ka mbushur kupën, nënshkrujeni marrëveshjen”.

    Ai ka kujtuar se sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright i kishte pritur në këmbë delegacionin e Kosovës, derisa ata po merreshin me një dokument.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!