×
  • Lajme
  • Lajme

    Edi Ramës i prezantohet plani për portin e Durrës, parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë

    Reporteri
    21 Maj 2022 | 10:16

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim një delegacion nga Holanda, të cilët i kanë prezantuar planin për Portin e Durrësit.

    Në këtë projekt parashihet edhe porti i thatë në Prishtinë.

    Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal.

    Pamjet se si do të duket ky projekt i ka publikuar vetë Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

    “MIRËMËNGJES dhe nga zyra ku ka nisur dita me ustallarët holandezë, për projektin e portit të ri të Ballkanit Perëndimor në Durrës, si një ndër shtyllat e Vizionit #Shqipëria2030“, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!