×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci shërohet nga coronavirusi, falënderon Vjosa Osmanin

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 11:36

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga koronavirusi.


    Lladrovci tha se nuk ishte e lehtë mundja e këtij virusi, derisa ka falënderuar mjekët për kujdesin ndaj tij.

    Lladrovci po ashtu ka falënderuar ata që i kanë shkruar duke i uruar shërim të shpejtë. Ndër ta ai ka përmendur edhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, shkruan Reporteri.

    “Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci.

    Postimi i tij i plotë:

    Përfundimisht u konfirmua se tashmë, COVID-19, e kam mposht plotësisht, jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.

    Falënderoj mjekët, infermierët dhe stafin e Klinikës Infektive dhe QKMF-së në Drenas, për kujdesin e madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.

    Falënderoj Vjosa Osmanin, Mimi Kodhelin, Jim Mehmetin, Qemajl Minxhozin, Selim Krasniqin, për mesazhet e vazhdueshme dhe përgëzimet për shërimin tim.

    Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar të tjerë.

    Respektoni rekomandimet e IKSHPK-së, barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!