×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramosaj: Presidentja më telefonoi, Kurti e Vitia ende nuk kanë qenë për të vizituar qytetarët e helmuar

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 11:27

    Rreth 900 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për shkak të helmimit.


    Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes, për këtë arsye edhe është ndërprerë furnizimi me ujë në disa fshatra.

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se deri më tani as ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, e as kryeministri Albin Kurti nuk e kanë vizituar këtë komunë.

    Ai është shprehur se presidentja Vjosa Osmani e ka telefonuar atë dhe është interesuar për rastin, por jo edhe Kurti e Vitia.

    “Përveç Presidentes Osmani e cila më ka telefonuar dhe është interesuar për qytetarët e atakuar, askush nga krerët e institucioneve nuk ka qenë në vizitë”, citohet të ketë thënë Ramosaj për media.

    Ai ka thënë se deri tani nuk ka pacient në rrezik për jetë.

    “Jo, nuk kemi pacientë që janë në rrezik për jetë”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!