×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradianj i quan “spektakël mediatik” dosjet e OVL-UÇK’së

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 10:11

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se po i ndjekë me shumë shqetësim ‘spektaklin’ dashakeq të dosjeve të Organizatës së Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo ngjarje po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë dhe gjykatave, duhet menjëherë t’ua dorëzojnë institucioneve përkatëse dhe jo të ushqejnë vazhdimin e spektakleve mediatike të cilat sipas tij dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë.

    Ditë më parë OVL UÇK, ka pranuar mijëra dosje me emra të dëshimtarëve të cilat i solli një person i panjohur të cilin e kanë pagëzuar me emrin “Rrufeja”.

     

    Këto dosje që u sollën në zyrat e OVL UÇK tanimë janë marrë nga hetuesit e Gjykatës Speciale pasi thuhet se këto dokumente u përkasin atyre.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!

    Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.

    Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjehëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë.

    Kosova si viktimë përballë agresorit,

    UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë!

    RH

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2094526557338414?__cft__[0]=AZWkvRlbmarefbR1RNcGRjmOyufLRd4lc-Car0riMykGWL05yYrUn5Bt_zM951q4hfiq5Vr85x5bIcHdTxuaIIroHzBWJBGyQsrsJ8geqYVoBuN0KfOqbXLgrgXGYhq8iyKk-xxUibtgOkYeOSuvwL7vBHRXIqupkBpHeqTuo2KooKZdEUdGEX6LirnBqpJjhLs&__tn__=%2CO%2CP-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!