×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj feston Krishtlindjet në një familje të Klinës

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 13:23

    Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar një familje të besimit të krishterë në Dollc të Klinës. Vizita e Haradinajt në këtë familje u bë me rastin e Krishtlindjeve.


    Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se bashkimi i familjeve në data të veçanta që përcjellin porosinë e dashurisë dhe paqes.

    “Sot, në familjen e Filip Mirditës, në Dollc, isha i nderuar me mikpritjen e tyre me rastin e festës së Krishtlindjeve. Nuk ka ndjenjë më të mirë se bashkimi i familjeve në data të veçanta që përcjellin porosinë e dashurisë dhe paqes. Gëzuar Krishtlindjet! RH”, ka shkruar Haradinaj.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1524934824297593

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!