×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj i del në krahë Albin Kurtit: Refuzimi për takimin me Vuçiqin është i drejtë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:00

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të drejtë vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mos-pjesëmarrje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 11 maj në Bruksel.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

    “Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, shkroi Haradinaj.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

    Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

    Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!