×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Ramush Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia i dekoroi kriminelët që dyshohet se i vranë ata

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 10:24

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë, që u arrestuan në vitin 1999 në Serbi. Ata u patën liruar nga burgu pasi u dënuan dhe më pas u vranë.

    Haradinaj tha se Agron, Yll e Mehmeti Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK-së.

    Postimi i tij:

    Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.

    Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.

    Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”.

    Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!