×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Rënia e Luanit për kufi është porosi se nuk lejojmë ndarjen e shqiptarëve

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 12:10

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 22 vjetorit të rënies së vëllaut të tij, heroit Luan Haradinaj në Deçan.


    Ai tha se është bërë traditë që dikush nga familja të flasë në ceremonitë përkujtimore dhe ndihet i nderuar që ai mori fjalën.

    “Jemi bashkuar sot të nderojmë bacën Ismail Haradinaj, një atdhetar i shquar, një vazhdues i një trungu prej Xhemajl Haradinajt dhe deri te të tjerët që në luftërat për liri dhe komb kanë qenë të parët dhe të pthyeshëm”.

    Kryeministri e quajti të pakthyeshëm Ismail Haradinaj në bindje dhe ideale të kombit.

    “Fjala ‘i pathyeshëm’ rrallë mund të përdoret, por që kur e kam njohur – edhe pse kam qenë fëmijë – Ismail Haradinaj ka qenë i pathyeshëm. Pra, nëse mund t’ia atribuojë dikujt pathyeshmërinë në bindje dhe në ideale të kombit, atëherë mendoj që të gjithë pajtohemi, të gjithë ata që kanë pasë rastin ta njohin, pajtohemi që ai ka qenë i tillë”.

    Haradinaj për vëllanë e tij, Luanin, tha se është ndër brezat e fundit të luftëtarëve të shumtë që ka pasur kombi.

    “Vepra e tij ka qenë frymëzim për plot breza tjerë sepse brezat para nesh na kanë sjellë neve. Breza ndër breza kemi ardhur edhe deri të brezi i fundit të UÇK-së, Luani është prej të parëve të këtij brezi. Ai ka pasë nderin që të jetë bashkëluftëtarë me shumë prej atyre që janë këtu dhe atyre që kanë rënë”.

    Kryeminstri Haradinaj shtoi tutje se nuk ka pranuar ti ndajnë kufijt por ndër të parëet që e refuzuan këtë ndarje ishte Luani.

    “Luani ka rënë më 6 maj të vitit 1997 dhe mund të them se kufirin shqiptaro-shqiptar në bindje dhe zemër nuk e kemi pranuar asnjëherë. Nuk kemi pranuar të na ndajnë, por ndër të parët që e ka refuzuar këtë ishte Luani. Ai e ka kaluar nëpër të sikur në tokën e tij dhe jo si prej tjetrës në të vetën. Ai nuk e ka përfill këtë ndarje dhe nuk ka menduar se po kalon nga një shtet në tjetrin”.

    “Rënia e tij në këtë kufi është porosi që nuk do të lejojmë ndarje mes shqiptarëve”.

    Në këto homazhe kryeministrin e shoqëruan edhe ministri Pal Lekaj, deputetja Time Kadriaj, kryetar komunash, bashkluftëtar dhe qytetarë të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!