×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj viziton familjen Kiqina në Baicë, i jep medalje

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 18:24

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Baicë të Drenasit, ka rikujtuar heroizmin shqiptar ndër breza.


    Sipas tij, familja Kiqina dha shembullin më të mirë të atdhedashurisë e patriotizmit, në të gjitha periudhat historike.

    Postimi i Haradinajt:

    Në procesin e shtetformimit, disa familje u bën emblemë e përpjekjeve dhe sakrificës për liri.

    Sot në Baicë të Drenasit, rikujtuam heroizmin shqiptar ndër breza. Familja Kiqina dha shembullin më të mirë të atdhedashurisë e patriotizmit, në të gjitha periudhat historike.

    E mahnitshme se si tradita shqiptare e shërbimit ndaj Atdheut, është përcjellur brez pas brezi në familjen e Miftar Kiqinës, babai i të cilit Bajrami ra dëshmor krahas Shaban Polluzhës, gjyshi i tij Ukshini, dëshmor në Luftën e Kërçovës, ndërsa në Luftën Çlirimtare, ai dha katër djemtë e tij dëshmorë.

    Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, për prindër të dëshmorëve, që rritën, edukuan dhe i falën Atdheut, bijtë e tyre, që nderuan kombin shqiptar me trimëri e heroizëm; Miftar e Mihrije Kiqina, prindër të katër Dëshmorëve, Afrimit, Bajramit, Fatonit e Ramizit; Kumrije Kiqina, nëna e Milazim Kiqinës; Rrahmani e Hasibja, prindërit e Dëshmorit Rasim Kiqina.

    Përpjekja dhe sakrifica e tillë, deri në vetmohim, ishin ato që siguruan qenien tonë në këto troje. Shqiptar ishim, si shqiptarë luftuam dhe shqiptarë do të mbesim përjetë.
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!