Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, është zotuar sërish se do të bëjë gjithçka për ta ndërtuar autostradën e Dukagjinit, projekt ky që u planifikua tash së fundmi.
Këtë gjë, Haradinaj e ka thënë duke kujtuar një takim me Sali Berishën, i cili kishte bërë një zotim të ngjashëm për Rrugën e Kombit, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj thotë se Berisha i kishte thënë se do të lëvizte çdo gurë dhe “kurrë nuk e la pa e ndërtu Rrugën e Kombit”. Tani Haradinaj, me fjalët e njëjta si të Berishës, tha se nuk do ta lë kurrë pa e ndërtuar autostradën e Dukagjinit.
“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, projekti që parasheh të lidhen qytetet e Rrafshit të Dukagjinit ka sjellur diskutime, disa prej të cilave zëra thoshin se nuk ishte e nevojshme./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.