×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti për dëbimin e gylenistëve – kështu votuan deputetët

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 18:33

    Me 58 vota për, katër abstenime dhe dy kundër ka kaluar sot raporti i hartuar nga komisioni hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.


    Ndërsa 35 deputetë nuk qenë fare prezent, shumë nga të pranishëm, zgjedhën të mos votojnë fare edhe pse ishin në sallë.

    Reporteri.net ka siguruar listën që tregon se cilët deputetët kanë qenë prezentë në sallë dhe si votuan ata.

    Lista tregon se të gjitha votat “pro” raportit i dhanë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate.

    Për votuan edhe një numër i madh i deputetëve të AAK-së, por nga PDK-ja veç dy deputetë kanë votuar për, kurse disa të tjerë abstenuan e të tjerë nuk votuan fare.

    Si ta vepruan edhe deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate. “Pro” votoi veç shefi i deputetëve të këtij subjekti, kurse disa të tjerë abstenuan.

    Deputeti i vetëm i AKR-së Islam Pacolli abstenoi, ndërkaq, votat kundër ndërkaq ishin Fikrim Damka e Albert Kinolli.

    Kujtojmë se janë bërë më shumë se një vit prej kur nga Kosova janë rrëmbyer e deportuar dhunshëm për në Turqi gjashtë shtetas.

    Edhe pse hetimet po kryhen edhe nga Prokuroria Speciale, ende nuk është bërë e qartë se kush qëndron prapa aksionit të asaj dite.

    Në Kuvend të Kosovës ndryshe ishte formuar komisioni hetimor që në raportin përfundimtar evidentoi 31 shkelje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!