×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Raportuesja e BE-së, Cramon: Qytetarëve të Kosovës u duhet një datë për liberalizim të vizave

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 22:43

    Këshilli Evropian ka diskutuar sot edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke mos dhënë asnjë sinjal pozitiv.


    Për këtë ka reaguar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon.

    Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se qytetarët e Kosovës duan një datë.

    Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë, e kjo varet nga Këshilli Evropian.

    “I gëzohem faktit që Këshilli i Bashkimit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë të qartë një datë. E gjitha kjo varet vetëm nga Këshilli”, shkroi ajo.

    Ndërkohë, në Draftin e Konkluzave tashmë të përgatitur nga Këshilli Evropian sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!