×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq e zbulon: Qeveria e Serbisë ka detyruar serbët ta votojnë Listën Serbe

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 21:49

    Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka thënë se qeveria e Serbisë i ka detyruar serbët e Kosovës të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.


    “Kanë kërcënuar se secili që nuk voton Srpskan, e humb rrogën, e humb pensionin”, ka treguar Rashiq në emisionin “Pressing”.

    Ai ka thënë se serbët e Kosovës janë përballur me “kërcënime direkte” nga ministrat e qeverisë serbe.

    “Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”, është shprehur Rashiq në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!