Personat e kthyer mbrëmë nga Siria janë vendosur në qendrën e azilantve në Vranidoll, prej 110 personave të kthyer 74 prej tyre janë fëmijë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë ditës i ka vizituar këta fëmijë në qendrën e azilantve në Vranidoll në komunën e Prishtinës, shkruan Reporteri.net
Ai përveç vizitës, fëmijëve ju ka dërguar disa lodra.
Kujtojm që në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.
Në konferecë të thirrur për media, Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.
“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.