×
  • Lajme
  • Lajme

    Raste dhune në tërë Kosovën: Në Prishtinë burri rrah gruan, në Gjakovë i biri nënën, në Mitrovicë rrahen vëlla e motër

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 11:35

    Disa raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë.


    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

    Sipas policisë, Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Një rast dhune ka ndodhur edhe në Prizren, ku një person ka lajmëruar se është rrahur nga vëllai i tij pas një mosmarrëveshje, shkruan Reporteri.net.

    Në Gjakovë, i biri ka sulmuar fizikisht nënën, e kjo pas një marrëveshje që kishin pasur. Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Një rast dhune është raportuar edhe në Mitrovicë, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy fëmijëve të tyre (vajzë dhe djalë ) është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!