×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me Covid-19 vijnë nga këto qytete të Kosovës

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 15:11

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 120 raste të reja me Covid-19 dhe 9 vdekje të reja, shkruan Reporteri.net.


    Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kryeqytet janë regjistruar 30 raste të reja të infektimit me virus.

    Pas Prishtinës, vjen Prizreni më 16 raste tëreja, Gjilani me 13 raste dhe Gjakova me 11.

    “Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë”, është bërë e ditur nga Instiuti.

    Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!