Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin ‘Bio Mulaku’ në Vushtrri, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor për të dhënë deklaratë.
Prokuroria ka thënë se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga personat me iniciale N.M, dhe P.I., të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, thuhet në kërkesë.
Njëri nga të arrestuarit është Nazmi Mulaku, i njohur në rrjetet sociale, si Nazmi Bio Mulaku, i cili paraqitej si mjek popullor.
Ai ishte aktiv me videot e tij në rrjetet sociale, sidomos së fundmi në Tik Tok, ku publikonte video përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.
Ata dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”
Pretendonte në TikTok se është mjek popullor, arrestohet “Nazmi Bio Mulaku”