×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Dehari”, Haki Abazi paraqitet në Prokurori, nis intervistimi i tij

    Reporteri
    21 Shkurt 2023 | 10:05

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku pritet të intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.

    Siç raporton gazetari Venahr Isufi, Abazi tashmë ndodhet në Prokurori dhe pritet të merret në pyetje.

    Deputeti i VV-së do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

    Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

    Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!