Dy emrat e shumëpërfolur për fajde, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi janë arrestuar para pak minutash.
Të paktën kështu raportojnë mediat.
Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës zëdhënësit e këtij institucioni nuk e kanë hapur telefonin.
Ditë më parë u publikua një video-incizim e skandalit të mashtrimit, në të cilin janë të përfshirë Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, të cilët, së bashku me Ekrem Likën, në vitin 2011-2012, e kanë mashtruar Faton Dalladakun, prej të cilit kanë marrë 290.810.00 Euro, duke u prezantuar rrejshëm si njerëz të afërt të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 maj mori vendim që Rrahim Hashimi të lirohet, derisa katër pjesëtarët tjerë të grupit të udhëhequr nga Ismet Osmani i njohur si mbeten në paraburgim për 30 ditësh.
Video që tregon mashtrimet të Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.