×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti ‘Subvencioni’: Pezullohen nga puna pesë nga të arrestuarit në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 13:55

    Në fund të muajit shkurt u zhvillua një aksion i Policisë së Kosovës në disa rajone të vendit ku në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë u arrestuan 11 persona të dyshuar për veprën penale ‘dhënie dhe marrje ryshfeti’.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se pesë nga të arrestuarit, sipas legjislacionit në fuqi, janë pezulluar nga marrëdhënia e punës në shërbim civil.

    Kujtojmë se në këtë aksion që nisi në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, është arrestuar edhe kryeshefi i saj, Agim Nuha, por që më pas është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Reporteri.net.

    Ndaj 11 të arrestuarve në rastin “Subvencione 2021” është caktuar masa e paraburgimit, nga gjykata Themelore në Prishtinë.

    Ata dyshohen se kishin pranuar dhe kishin marrë ryshfet nga fermerë për t’i futur në listat e përfituesve të subvencioneve, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar: rreth 433,160 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275  lira turke, 15 telefona,  8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!