×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rastin e kam kuptu ne lajme, dojke mem ra t’lig”, motra e viktimës rrëfen se si e kuptoi lajmin e kombshëm

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 22:39

    M.L, motra e gruas shtatzënë që u vra sonte në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka rrëfyer se si e kuptoi lajmin e kobshëm.

    Për vrasjen e motrës, ka thënë se e kuptoi në lajme, derisa ka shtuar për pak është alivanosur me të marrë vesh lajmin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Rastin e kom kuptu në lajme. Motra e dytë m’ka thirr edhe m’ka kallxu, tha oj motër qështu qështu ish një rast, vec motra jonë tha është. Thash jo bre jo, se dojke më më ra t’lig. Thash jo, jo. Tha po. Edhe ma menjëherë e kom thirr burrin, jena nis me këtë motrën”, ka deklaruar ajo për KosovaPress.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!