×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagime nga PDK: Janë veç dy rrugë për Donika Gërvallën – urgjentisht të japë dorëheqje ose ta shkarkojë Albin Kurti

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 10:58

    Betim Gjoshi i PDK-së ka kërkuar shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.


    Ai thotë se kjo e fundit ka veç dy rrugë: dorëheqjen, ose të shkarkohet urgjent nga kryeministri Albin Kurti.

    “Veç dy rrugë janë për Donika Gërvallën. 1. Urgjentisht të japë dorëheqje. Ose 2. Urgjentisht të shkarkohet nga Albin Kurti”, thuhet në deklaratën e Gjoshit.

    Kjo deklaratë vjen pasi Gërvalla, në një intervistë të mëhershme të vitit 2017, thoshte se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo ajo të formohej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!