Emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë ka zgjuar reagime të ndryshme.
Ekspertë për Ballkanin, Florian Bieber dhe Tim Judah kanë shfaqur befasinë e tyre pas emërimit të Richard Grenell si i dërguar special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
Bieber nga Universiteti në Gratz është pyetur se cili është tani roli i Matthew Palmer, i emëruar së fundmi nga Trump si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin, raporton “B92”.
“Nëse Trump emëron Richard Grenellin si të dërguar special për Kosovën dhe Serbinë, cili është roli i Matthew Palmer?”, shkroi Bieber në Twitter. Ai ka shtuar se është po ashtu “mesazh shqetësues për pozicionin e përbashkët BE-SHBA”.
Bieber po ashtu ka theksuar se qëndrimet e Grenellit janë në favor të mbështetjes për të djathtit dhe ekstremët e djathtë.
“Nuk është shenjë e mirë”, shtoi ai. Gazetari dhe analisti britanik, Tim Judah po ashtu ka reaguar me habi për emërimin e Grenellit.
“Së pari SHBA emëron për të dërguar special për Ballkanin një figurë të respektuar si Matthew Palmer i cili njeh rajonin dhe udhëheqësit e tij mjaft mirë, kurse tani emëron dikë tjetër pa histori të njohjes për Ballkanin, sa dijmë ne, për bisedimet Serbi – Kosovë”, shkroi ai në Twitter, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka thënë se mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet. Mediat amerikane kanë konfirmuar lajmin se Trump ka vendosur që Grenell të jetë i dërguari special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
If Trump names Richard Grenell special envoy for Serbia & Kosovo, what is the role of Matthew Palmer? Also worrying message for joint EU-US position: Grenell has a history of alienating Germany & EU as ambassador (calls in support of right/far right, for example).Not a good sign. https://t.co/lY1cM2MW7w
— Florian Bieber 🇺🇦 (@fbieber) October 4, 2019
This is weird. First the US appoints the well respected Matt Palmer who knows the region and its leaders well as Balkan envoy and now someone else with no Balkan track record or knowledge as far as we know to Serbia-Kosovo talks. Smacks of complete incoherence. https://t.co/zCDRI2ahrk
— Tim Judah (@timjudah1) October 4, 2019