×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon AGK: Sulmi ndaj Gazetës Express i paprecedentë, Naser Qeli të dalë para drejtësisë

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 12:21

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Naser Gashi i njohur edhe me emrin Naser Qeli, të shtunën e javës së kaluar, ka thyer derën e hyrjes së Gazetës Express dhe ka kërcënuar gazetarët e e këtij mediumi lidhur me një shkrim të publikuar.


    AGK-ja e konsideron të paprecedentë një sulm të tillë dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me rastin.

    “Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin e gazetarëve të Gazetës Express nga Naser Gashi, i njohur në publik si Naser Qeli.

    Sipas Gazetës Express, Gashi, të shtunën në mbrëmje ka thyer derën e redaksisë dhe i ka kërcënuar gazetarët për shkak të një shkrimi që ishte publikuar nga gazeta për ish-bashkëshorten e tij.

    Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar.

    AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

    Ftojmë organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesi të del para drejtësisë.

    Dënimet e merituara duhet të jenë të pashmangshme në të gjitha rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!