×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Aida Dërguti, por nuk e mohon se do të bëhet diplomate

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 9:53

    Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, dhe ish-zyrtarja e PSD-së, Aida Dërguti, është raportuar sot në media se është rrugë për tu bërë diplomate.


    “Koha Ditore” ka shkruar sot se përveç Dërgutit, edhe ish-bashkëpartiakja e saj Shqipe Pantina, pritet të propozohet ambasadore në Japoni, me çelës politik.

    Por Dërguti përmes një postimi në Facebook nuk e ka demantuar lajmin, por vetëm ka thënë se gazeta në fjalë ka bërë dy shpifje ndaj saj, pra se nuk e ka kontaktuar fare siç shkruan, dhe se nuk është anëtare e PSD-së.

    “Dy shpifje te Koha Ditore ne kete artikull: e para, nuk me ka kontaktuar dhe e dyta qe nga viti 2019 nuk jam pjese e PSD. Mos shpifni!”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

    As Shqipe Pantina e kontaktuar nga Express nuk ka demantuar lajmin.

    “As s’po du me demantu, as me komentu”, ka thënë Pantina.

    Kujtojmë se në garë për t’u bërë pjesë e shërbimit diplomatik është edhe gruaja e ish-kryeministrit Haradinaj, Anita. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!