×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ambasada britanike: Shpallja e konkursit për Kryeprokuror pa mbështetjen tonë ishte vendim befasues

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 10:57

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpallje të kandidaturës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Lidhur me këtë ka reaguar ambasada britanike, të cilët e kanë quajtur këtë vendim befasuses, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo pasi sipas tyre, ky vendim u shpall pa mbështetjen e tyre.

    “Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

    Nga ambasada kanë shtuar se është humbur një mundësi e mirë për të dëshmuar transparencë.

    “Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në postimin e Ambasadës britanike.

    Kryeprokurorit të tanishëm në krye të Prokurorisë së shtetit, Aleksandër Lumezit, i skadon mandati në prill të këtij viti.

    Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.

    Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur për 15 ditë, duke filluar nga data 17 janar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!