Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar për sulmin fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi.
Nagavci në Facebook, ka shkruar se mospajtimi me mendimin ndryshe duhet të jetë natyrshëm mundësi për debat me argumente.
“Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është i rëndë dhe i papranueshëm.
Mospajtimi me mendimin ndryshe duhet të jetë natyrshëm mundësi për debat me argumente, ashtu si dhe mospajtimi në asnjë mënyrë me sulmet fizike dhe çfarëdo forme të dhunës”, ka shkruar ajo.
Nagavci ka ftuar organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti, ndërsa gazetarit Duriqi i ka uruar shërim dhe kthim sa më të shpejtë.
“Secili nga ne duhet të angazhohemi për lirinë e fjalës, mendimin e lirë dhe sigurinë e çdonjërit, për një shoqëri pa dhunë. Presim trajtim me efikasitet të rastit nga organet e rendit. Gazetarit Duriqi i dëshiroj shërim të shpejtë e të lehtë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.