×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Bashkimi Evropian: Punoni së bashku, nuk është koha për antagonizma politik

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 14:55

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19.BE njëherit ka ftuar udhëheqësit e institucioneve që të punojnë së bashku në këtë drejtim dhe të mos bëjnë antagonizma politik.


    “BE-ja qëndron bashkë me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë. I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politik ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në reagim.

    Pak më herët, Shtetet e QUINT-it iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!