×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon EULEX: Nuk e kemi ftuar askënd për t’iu dorëzuar pajisjet e sekuestruara në OVL-UÇK

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 14:47

    EULEX thotë se nuk e kanë ftuar askënd në objektin e tyre për të dorëzuar pajisjet e sekuestruara në OVL-UÇK dhe se këto pretendime janë të pavërteta.


    Aty theksohet se zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë.

    “Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX- nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta. EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij. Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në”, thuhet në reagim.

    Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë për medie pasi Specialja nuk ua ktheu atyre pajisjet që i morën gjashtë muaj më parë kur arrestuan dy krerët e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.

    Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, ka thënë se sot në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit dhe bombardimeve të NATO-s, avokati i organizatës, Tomë Gashi, ka shkuar që t’i marrë pajisjet të cilat duhej t’i kthente Specialja, por ato nuk i janë dhënë nga ana e EULEX-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!