×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon EULEX: Nuk kemi qenë të përfshirë në operacionin në Veri

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 14:49

    Të martën Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në gjithë vendin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.


    Në gjithë këtë operacion nuk kanë qenë të përfshirë EULEX-i.

    “Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj”, thuhet në njoftimin për media.

    “Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë”.

    Ndryshe, gjatë ditës së martë të kësaj jave janë arrestuar 30 persona, 19 punonjës policorë dhe 11 qytetarë, nën dyshimin për kontrabandim mallrash, keqpërdorim të pozitës zyrtare, tregti e ndaluar dhe marrje ryshfeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!