Familjari i Jusuf Gërvallës, Ekrem Gegë Gërvalla, i ka dalë në krahë kryediplomates kosovare, Donika Gërvallës, pas reagimeve të shumta që erdhën drejt saj, lidhur me deklaratat për Gjykatën Speciale dhe të akuzuarit.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla ndodhet në rrezik jete nga banda e SHIK-ut.
“O bacë, sa të ligj paskemi qenë! Sot kur çika jote e bija jonë Donika, ndodhet në rrezik jete nga bandat e SHIK-ut, ne vëllezërit tuaj i kemi shti veshët n‘lesh dhe asnjeri prej nesh nuk po e thotë, të paktën, një fjalë në mbështetje të saj, në mbështetje të bijës tonë e në mbrojtje të nderit të fisit e kombit, por bacë, njëherë e një kohë, kur ishte në pyetje rrahagjoksi e krenaria e gjakut tuaj, ne, bridhnim me fotografin tende në gjep!”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.