×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Gjermania: Vizatimi i kufijve të rinj në Ballkan është rrugë e rrezikshme

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 10:58

    Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, Michael Roth, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven “necenzuriano.si” në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.


    Roth përmes një postimi në Twitter tha vizatimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është një rrugë e rrezikshme.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!