×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Gjuriq: Aksioni në veri ishte brutal, do të mbrojmë serbët e Kosovës

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 9:13

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, njëri prej tyre i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.


    Menjëherë pas këtyre arrestimeve ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili aksionin e sotëm në veri e ka cilësuar si brutal, transmeton Reporteri.net.

    Marko Gjuriq, ka thënë se në vend që të arrestohej Zhelko Bojiq, i cili është edhe shef i operativës së PK-së në veri, është arrestuar djali i tij Zhelko Bojiq.

    “Kjo është një përpjekje tjetër për të trembur serbët, për të kriminalizuar, fajësuar ata  duke iu nënshtruar shtypjes”, tha Gjuriq për TV Pink, transmeton Reporteri.net.

    Gjuriq tha se Prishtina po luan me paqen dhe se Serbia do të mbrojë njerëzit e saj në Kosovë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!