I mandatuari për kryeministër në qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi u dekretua nga presidenti Thaçi për kryeministër të ri të vendit.
Ai ka thënë se legjitimimi i institucioneve të reja të Kosovës do të bëhet në mënyrë demokratike dhe se asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cënohet, shkruan Reporteri.
“Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend.
Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekretuar Hotin si kandidat për kryeministër të ri të Kosovës. Vendimi për dekretimin e Hotit është dërguar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në anën tjetër LDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë për të shtunën, në ora 13:00. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.