×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Jusuf Thaçi: Me emërimin e Mimoza Kusarit shefe të grupit parlamentar, a po heq VV dorë nga identiteti i saj?

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 22:55

    Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila u emërua ushtruese e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


    Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se shef i grupit parlamentar duhet të jetë dikush nga deputetët që përfaqëson më së miri e më së shumti aspektet themelore identitare të subjektit politik parlamentar.

    “Nëse LVV vendos përfundimisht që Shef i grupit parlamentar të LVV-së të bëhet një person që nuk është as anëtar i LVV-së dhe me të cilin (aq sa dimë) ka edhe mospërputhje për gjëra themelore, atëherë cili është mesazhi i këtij vendimi të LVV-së?! 1) LVV po heq dorë nga identiteti i vet?! Apo 2) LVV nuk ka asnjë deputet/e tjetër të aftë e të shkathtë, e/i cila/i e mishëron, e përfaqëson dhe e simbolizon më së miri e më së shumti identitetin e LVV-së, në mënyrë që ai/ajo të zgjidhet Shef i grupit parlamentar të LVV-së”, shkroi Thaçi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!