×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Kosnett pasi Hoti u gjuajt me vezë: Dhuna s’ka vend në demokracinë e Kosovës

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 20:18

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me hedhjen e vezëve nga aktivistë të opozitës ndaj zyrtarëve qeveritarë.


    Kosnett ka thënë se nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës.

    “Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qofshin ato armë, gaz apo vezë. Kjo nuk është shaka, dhe ata që përdorin dhunën apo e motivojnë atë duhet të konsiderojnë dëmin që i bëjnë reputacionit të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ambasadori amerikan shton se ajo që është bërë më herët nuk duhet të jetë motivim që të përsëritet dhuna në Kuvend.

    “Dhe “ata e kanë bërë më herët” nuk është arsyetim. Respektoni demokracinë. Flisni me njëri tjetrin”, shtoi Kosnett.

    Kujtojmë se javën e kaluar disa aktivistë të AAK-së sulmuan me vezë zv.kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilit i thanë “mos e heq taksës”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!