×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryeministri Kurti pas aksidentit tragjik, thotë se Sveçla është nisur për në Kroaci

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 10:56

    Kryeministri i Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit me targa të Kosovës, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.


    Kurti ka thënë se ende s’kanë konfirmime zyrtare për detajet, por se lutet që të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

    “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!