×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Ministria e Shëndetësisë: Nuk kemi pranuar 60 mijë teste nga BE

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:31

    Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi sot është raportuar se në Kosovë kanë ardhur 60 mijë teste si donacion nga Bashkimi Evropian.


    Në reagimin e MSH-së thuhet se nuk bëhet fjalë për 60 mijë teste, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra të cilat pas hollimit në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 mijë konrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.

    Ky është reagimi i MSH-së:

    Sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Europian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontrollë pozitive për prani të SARS-CoV-2.

    Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR.

    Nuk janë pranuar 60000 teste, siç kanë raportuar gabimisht disa media, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 000 kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.

    Materialin e njëjtë e kanë pranuar ose pritet të pranohet edhe nga shtetet tjera në rajon si Shqipëria, Bosnha dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut si dhe Turqia.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!