×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Reagon MSH-ja: Nuk ka shkëputje të kontratave, kanë përfunduar sipas afateve

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 12:03

    Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me protestat e sotme të infermierëve të mbajtura sot para Klinikës Infektive. MSH ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndërprerjen e kontratave të këtij stafi, por se të njëjtat kanë përfunduar sipas kohëzgjatjes që kanë pasur.


    “MSh informon se kontratat e nënshkruara për stafin mjekësor (mjekë, infermierë, teknikë të laboratorit, inspektorë dhe personel mbështetës teknik), të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19 kanë përfunduar shumica, disa përfundojnë me datë 21 qershor 2021 dhe se të njëjtat nuk mund të zgjaten, për shkak se në Projektin e Shëndetësisë Kosovare nuk është alokuar buxhet për këtë qëllim. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë duke u thirrë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës, i cili lejon angazhim të përkohshëm për nevoja urgjente” është thënë në njoftimin e MSH-së.

    Situata aktuale epidemiologjike sipas MSH-së tani është shumë më e qetë dhe të dhënat nga raportet ditore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19, aktualisht në trajtim është shumë më i vogël se në kohën e angazhimit të këtij stafi, një pjesë e të cilit kanë qenë të angazhuar jo në shërbime mjekësore, por në administratën e MSh-së.

    “Sipas raportit të 24 orëshit të fundit, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme të vendit janë gjithsej 77 pacientë në trajtim (për COVID-19), prej të cilëve të konfirmuar me COVID-19 janë gjithsej 28 pacientë. Prandaj, MSh konsideron se aludimet në media dhe në forma të tjera për ndërprerje të kontratave nga ana e këtij stafi, për kontrata të përfunduara nuk janë korrekte dhe të vërteta” është thënë në reagimin e MSh-së.

    Ndryshe rreth 360 infermierë që ishin punësuar për nevoja të pandemisë, kanë protestuar sot para Klinikës Infektive.

    MSH-ja vitin e kaluar kishte punësuar rreth 360 infermierë për stafin mjekësor të spitaleve dhe klinikave Covid.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!