Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
ShSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.
ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.