Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës mbrëmë pas mesnate.
Policia e Kosovës për Reporterin ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjendur i djegur brenda një veture në fshatin Zahaq të Pejës.
I vrari sot në Pejë është Qerim Kelmendi, vëllai i Ibrahim Kelmendi, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Vrasjen e vëllait të tij e konfirmoi edhe vet Ibrahim Kelmendi në një postim në Facbook, duke mallkuar vrasësit.
“Festoni rugovistë ‘pacifistë’… Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.
Vrasja e Qerim Kelmendit ka ndodhur në mesnatë. Ai është gjetur i djegur në veturë.
Po ashtu kanë filluar reagimet e para në profilin e tashmë të ndjerit, Qerim Kelmendit. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1111861769165341&set=a.120495504968644&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.