×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrimi i popullsisë shtyhet për në vitin 2022

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 22:18

    Ndodh edhe kjo. Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia kanë kursyer arkës së shtetit 200 mijë euro.


    Përderisa, shpesh herë ligjvënësit janë kritikuar për pagat, mëditjet e benefitet e tyre të vazhdueshme, ndodh e pa pritura prej tyre.

    Kësaj radhe, në këtë pjesë të parë të vitit 2021, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kursyer rreth 200 mijë euro.

    Ismet Krasniqi, Sekretar i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në kuadër të pagave dhe shtesave të deputetëve janë kursyer 100 mijë euro. Kurse te mallrat dhe shërbimet e deputetëve janë kursyer 97 mijë euro.

    Veç tyre, u kursyen edhe 100 mijë euro të tjera nga stafi politik i ligjvënësve, për çka u habitën edhe vet deputetët e Komisionit për Buxhet, ku edhe u kalua rishikimi i buxhetit të Kuvendit pas kërkesës së Sekretariatit.

    Arsyeja e këtij kursimi del të jetë mungesa e udhëtimeve zyrtare, takimeve të shumta dhe vizitave, si shkak i masave kundër pandemisë.

    Veç kësaj teme, në Komisionin për Buxhet, u raportua nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Këto të fundit e kanë shtyrë regjistrimin e popullsisë për pranverën e vitit 2022. Kjo, pasi si shkak i pandemisë dhe zgjedhjeve lokale nuk kanë arritur ta mbajnë këtë vit siç ishte paraparë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!