×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjistrohet rasti i parë me coronavirus në Komunën e Drenasit

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 22:54

    Është regjistruar rasti i parë me coronavirus në fshatin Zabel i Ultë, në Komunën e Drenasit.


    Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ku është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 30 persona me pandemi, teksa edhe nëntë të tjerë janë shëruar, shkruan Reporteri.net

    Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

    Kujtojmë që me këto raste që janë regjistruar gjatë ditës së sotme numri në total i të prekurve ka shkuar në 510, ndërsa i atyre të shëruarve ka arritur 93.

    Teksa në anën tjetër infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se tani jemi në kulmin e kësaj pandemie dhe se fundi i prillit pritet rënien e rasteve.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!