Organizata QIKA sot ka ndërmarrë një aksion simbolik kundër reklamave me mesazhe denigruese dhe seksiste në tualetet publike pranë bizneseve që ndodhen në kampusin universitar ‘Hasan Prishtina’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një reagim publik, nga kjo organizatë i kanë bërë thirrje Komunës së Prishtinës të largojnë menjëherë këto reklama nga tualetet publike, ku gratë krahasohen me ‘kaçikun’ e pulës.
“Në tualetet publike pranë bizneseve në kampusin universitar, janë vendosur reklama me mesazhe denigruese dhe seksiste që i drejtohen grave dhe vajzave. Sot, QIKA ndërmori një aksion simbolik kundër këtyre reklamave, të cilat, ndër të tjera, krahasojnë gratë me “kaçikun” e pulës. Kjo gjuhë objektifikon gratë duke i trajtuar si produkte konsumi dhe shitjeje. Ne i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që menjëherë të largojë këto reklama nga tualetet publike. Gratë dhe vajzat nuk janë “kaçika” e as mjete marketingu. E ju Heb’s Kosova & My Shawarma a keni kaçik mos me kon seksista?”, thuhet në reagimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.