Mesnatën e 28 majit ka ndodhur një vrasje e rëndë në Ferizaj, ku 30-vjeçari Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella” mbeti i vrarë nga i dyshuari, shoku i fëmijërisë së tij, Qendrim Januzi, që është vëllai reperit kosovar Betim Januzi, i njohur për publikun si Buta.
Sipas Policisë, dyshohet se Qëndrim Januzi ka shtënë gjatë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës kanë konfirmuar se tashmë kanë ftuar reperin Buta që të paraqitet në stacioni policor të Ferizajt lidhur me vrasjen dhe nesër pritet të intervistohet.
“Po Betim Januzi është ftuar nga policia dhe pritet me gjitha qasat që nesër të intervistohet“, tha Basri Shabani nga policia e Ferizajt, për Insajderin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.