×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Rexhaj i VV-së: Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, do të mundohemi ta zhbëjmë

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 23:45

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka folur mbi aktualitetin politik, përcjell Reporteri.net. 

    Foli për Asociacionin derisa potencoi se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

    “Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Do të mundohemi ta zhbëjmë në plotni ose ta ngushtojmë dhe zhbëjmë kompetencën ekzekutive përbrenda saj”, u shpreh Rexhaj.

    Rexhaj ka folur edhe për thirrjen e shkuarjes në zgjedhje nga opozita.

    “Thirrja për zgjedhje kishte dy elementë. Një opozita thërret për zgjedhje të jashëzakonshme dhe ne i kemi sfiduar. Ju kemi thënë mbledhni nënshkrimet, asnjë prej tyre, përveç PDK-së nuk ka pranuar. Dhe ajo thotë të shkojmë në zgjedhje. Jo jo, ne e duam Qeverinë. Nëse duam zgjedhje, duhet 80 nënshkrime për ta rrëzuar Kuvendin”, u shpreh ai.

    Rexhaj ka mirëpritur votimin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare.

    “Kosova po avancon”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!