Rexhep Selimi, kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se nuk është e vërtetë që mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti është thirrë për shkak sanksioneve të vendosura nga Amerika.
Ai tha se e vërteta e thirrjes së seancës është sponsorizimi përtej LDK-së për një marrëveshje të keqe që e pret Kosovën, shkruan Reporteri.net.
“Është e pasaktë që ka sanksione nga Amerika, janë një trillim, ose dëshirë në kohën e qeverisë Kurti nga ana juaj (LDK). S’është e vërtetë që thirrja e seancës është shkarkimi i Veliut e as për tarifën, është thirr me sponsorizim përtej jush për një marrëveshje të keqe që po e pret Kosovën që s’do të pranohej nga qeverisja Kurti. Ne e kemi ndarë mendjen më mire në koalicion me Kosovën se në koalicion me ju, shihemi në përballje tjera”, tha Selimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.