Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, thotë se partitë shqiptare duhet të merren vesh për temat nacionale dhe mos t’ia lënë në dorë që Lista Serbe të vendos për fatin e një qeverie.
Rexhepi në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se pozitë e opozitë duhet të japin zgjidhje të drejta.
“Nëse është me nda çështjen e presidentit nga zgjedhja e qeverisë, është një nga strategjitë për me i dhënë zgjidhje këtij vendi, dhe e kanë obligim të gjitha partitë ta bëjnë këtë, e jo përmes deklaratave”, ka deklaruar Rexhepi.
Ai thotë se faktorët që e kanë determinuar që gjendja të vije në këtë situatë, nuk i takon veç një subjekti politik.
/Reporteri.net/.